28 Mars, 2026

FOTO/ Jasmina heq dorë nga djemtë e famshëm, prezanton të dashurin! Kush është djali që i ka fituar zemrën


Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jasmina Kadriu, po kalon një periudhë të lumtur në jetën e saj personale, ku dashuria duket se po merr gjithnjë e më shumë vëmendje publike.

jasmin1

Pak kohë më parë, ajo festoi 1-vjetorin e lidhjes me partnerin e saj, duke ndarë momente romantike me ndjekësit. Vëmendjen e mori sidomos dhurata luksoze një ‘Range Rover’ që ajo pranoi nga partneri, duke shtuar edhe më shumë interesin rreth jetës së saj private.

Edhe pse për një kohë identiteti i tij mbeti mister, së fundmi Jasmina ka vendosur të mos e fshehë më. Ajo publikoi një fotografi në ‘InstaStory’ ku shfaqet përkrah partnerit, duke e bërë për herë të parë lidhjen të dukshme për publikun.

Capture

Ky veprim duket se u ka dhënë fund spekulimeve, ndërsa ndjekësit kanë nisur të aludojnë edhe për një tjetër lajm të mundshëm në jetën e saj, megjithëse gjithçka mbetet për t’u konfirmuar nga vetë ajo.

Të shumta kanë qenë komentet edhe për barkun që dukej disi i rrumbullakosur, duke aluduar për një shtatzëni të Jasminës. Megjithatë, vetë deri më tani ajo ka preferuar që të mos flasë rreth këtyre thashethemeve.

656829563_18417009247120369_1037554923120859853_n

656592530_18417009229120369_8691502838990400929_n (1)

657603878_18417009238120369_2158264703717640126_n (1)

© Panoramaplus.al