Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Ylli Dervishi i njohur si Buçi i ka propozuar për martesë partneres së tij Verona Osmani.

Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, duket qartë Ylli me unazën në duar duke u ulur në gjunjë Veronës, e cila i ka thënë “Po” propozimit për martesë partnerit të saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë dyshja përmes një postimi në Instagram, duke njoftuar se propozimi për martesë ka ndodhur në festivalin UNUM vitin e kaluar, megjithëse çifti e kishin mbajtur të fshehtë.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBV” marrëdhënia e Yllit me të dashurën e tij bëri bujë, kjo pas afermitetit të ish-konkurrentit me Santiana Malokun.

Kohë më parë në rrjet qarkulloi një video ku Buçi i prekte të pasmet modeles, e cila pas transmetimit të videos në prime tha se mes tyre nuk ka ndodhur asgjë.

Ndryshe nga deklarata e dyshes, këngëtarja Linda Halimi u shpreh se disa shokë të konkurrentit i kanë thënë që Ylli dhe Santiana kanë një aferë jashtë shtëpisë.

© Panoramaplus.al

