11 Qershor, 2024

FOTO/ Ish-bashkëshorti i Ariana Grande konfirmon lidhjen e re të dashurisë, kush është vajza që i rrëmbeu zemrën Dalton Gomez?


Ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur Ariana Grande, Dalton Gomez ka rigjetur sërish dashurinë krah aktores Maika Monroe.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë çifti përmes një postimi në Instagram, duke treguar se tashmë ata janë në një lidhje.

Ndërsa në foton tjetër Dalton dhe aktorja po kalonin momente romantike në një varkë me pamje nga oqeani.

Çifti fillimisht ndezi thashethemet për romancë në tetor, dy javë pasi agjenti i pasurive të patundshme u divorcua nga Ariana.

Kohë më pas në rrjet qarkulluan disa foto të çiftit duke shkëmbyer puthje në një bar në Los Angeles.

© Panoramaplus.al