6 Qershor, 2024

FOTO/ Ish-banorja e “BBV” dhe partneri i saj së shpejti prindër për herë të parë, një dasmë në planet e çiftit?


Ish-banorja e “BBV”, Mikela Pupa dhe partneri i saj së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti do të sjellë në jetë një vajzë, dhe lajmin e bëri të ditur vetë Mikela përmes disa postimeve në InstaStory, ku ndau me ndjekësit momente nga festa e “gender reveale”.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

“Urime shtatzëni të mbarë, a do të bëni dasëm?” e pyeti një ndër fanset.

“Zëre se u martuam”- iu përgjigj Mikela, ndërsa në sfond ajo kishte vendosur një foto duke shkëmbyer një puthje pasionante me partnerin e saj, në festën e zbulimit të gjinisë së foshnjës së tyre.

 

© Panoramaplus.al