Irina Shayk mbetet një nga emrat më të suksesshëm në industrinë e modelingut në botë.

Ajo u fotografua gjatë kësaj jave në një nga evenimentet më të njohurua të modës në Londër, meqënëse kjo javë shënonte ‘Javën e modës në Londër’.

Modelja ndau disa foto mjaft tërheqëse në rrjete sociale, veshur me një fustan në ngjyrë të zezë, ngjitur pas trupi ku dukej mjaft sensuale.

Irina kishte zgjedhur një ‘look’ tepër të thjeshtë, flokët e lëshuara mbi supe, një palë vëthë të shndrritshëm si dhe buzët e lyera në ngjyrë të kuqe.
Modelja u fotografua në shoqërinë e mikeshës së saj, Rebecca Martinez si dhe Riccardo Tisci.

Me këtë të funduit, Irina nuk është hera e parë që fotografohet pasi ata morën pjesë edhe në një festë ditëlindjeje gjatë fundjavës.

Dyshja u fotografa në shoqërinë e njëri-tjetrit,madje ata kanë në plan të bashkëpunojnë edhe në disa projekte të përbashkëta.
Ende nuk dihet nëse mes tyre ekziston vetëm një raport miqësor, apo ka diçka tjetër, kështu që fansave ju duhet të presin.
© Panoramaplus.al

