Jessica Simpson ka bërë një ndryshim drastik në pamje duke humbur shumë kilogramë. Madje humbja e saj në peshë i ka shqetësuar shumë fansat të cilët janë të mendimit se ka shkuar shumë larg me dobësimin e saj.

Këngëtarja 41-vjeçare ka publikuar në rrjetet sociale disa foto ku u shfaq me një xhup të zi të veshur, xhinse të ngushta dhe çizme deri tek gjuri, por gjithçka që mori vëmendje ishte fiziku i saj. Ajo humbi 100 kilogramë në 2019, por nuk e ka lënë me kaq. Simpson duket se ka humbur edhe më shumë peshë që atëherë, duke i bërë fansat të pyesin për shëndetin e saj fizik dhe mendor.
“Çfarë ndodhi me të? O zot i madh” -komentoi një person. “A je mire?????”- pyeti një fansa tjetër i shqetësuar. “Fytyra e saj duket super e hollë, shpresoj që ajo të jetë mirë,” shtoi një i tretë. “Gjëja e parë që vura re edhe unë. Më duket shumë keq”, shkroi dikush tjetër.

Të tjerë janë të mendimit se Simpson po e çoi humbjen e saj në peshë në ekstrem.
Pasi lindi fëmijën e saj të tretë, vajzën Birdie May, në vitin 2019, dhe vetëm gjashtë muaj më pas ajo humbi 100 kilogramë. Ajo hoqi dorë nga pijet alkoolike në vitin 2017, duke pranuar hapur se arriti në pikën e fundit.


