3 Gusht, 2024

Foto hot të personazhave VIP në plazh! Nga Alesia Bami, tek Arilena Ara, kush janë vajzat që i vendosën flakën rrjetit! Elia Zaharia, pushimet e para si nënë ‘single’


Jemi zyrtarisht në muajin e pushimeve dhe e vështirë të gjesh në Tiranë ndonjë personazh të famshëm. Shumica prej tyre i janë drejtuar tashmë plazhit për të shijuar ditët e nxehta. E bashkë me ta, edhe ne shijojmë një copëz të asaj çfarë shpesh na publikojnë në rrjetet sociale.

alesia bami arilena ara marina luana vjollca kejvina

Këtë javë kemi përzgjedhur për ju 5 vajza të njohura, që në pushimet e tyre duket se nuk kanë ngurruar të ndajnë me ne disa pamje në rrjetet sociale. Për disa destinacionet kanë qenë të largëta, disa tjetër të afërta. Le të shohim së bashku se si ka nisur gushti për VIP-at tanë.

Luana dhe Marina

Motrat Vjollca kanë gjetur kohë për t’u bërë bashkë dhe për të shijuar disa ditë pushime si familje. Marina dhe Luana kanë udhëtuar drejt Jalës, ku bashkë me to kanë qenë edhe pjesa tjetër e familjes.

marina vjollca luana vjollca

Si gjithnjë, Marina ka qenë më diskrete me fotot me bikini, duke preferuar që mos të ekspozojë shumë. Nga ana tjetër, Luana nuk është kursyer aspak, duke na zbuluar edhe njëherë format bombastike që ka.

luana

Nuk kanë munguar videot dhe fotot gazmore nga dy motrat, që si duket e kanë shijuar shumë kohën me njëra-tjetrën. Në këto ditë pushimesh, kanë munguar meshkujt e tyre, duke preferuar që të jenë të vetme, bashkë me mamanë dhe motrën.

marina vjollca luana vjollca1

Arilena Ara

Pushimet e këngëtares këtë herë do të jenë pa diskutim ndryshe. Kjo për faktin se Arilena ka zgjedhur që të shkojë në Kalifornia për disa ditë krejt ndryshe. Në fakt, kjo nuk është hera e parë e këngëtares që zgjedhë të pushojë në kontinentin e largët, por ndryshe nga vitet e shkuara, këtë vit ditët e pushimeve i ka edhe më të merituara pas angazhimeve të shumta që ka pasur.

arilena ara

Prej disa kohësh tashmë, Arilena nuk është më vajza e ëmbël me imazh gati-gati fëminor. Prej kohësh ajo po përpiqet të nxjerr në pah edhe ‘asetet’ e saj si një femër seksi.

arilena ara

E tillë është edhe kjo shkrepje, ku Arilena nuk ngurron të reklamojë të pasmet në rrjetet sociale. Një mani kjo që këngëtarja përpiqet ta bëjë çdo verë, ndaj edhe këto ditë të nxehta nuk kanë sesi të mungojnë fotot hot prej saj.

arilena ara1

Alesia Bami

Edhe për Alesia ky ka qenë një sezon i ngjeshur televiziv. Pasi drejtoi për gjithë sezonin “Procesin Sportiv”, moderatorja ishte në ekran çdo mbrëmje gjatë Europianit. Ndaj edhe për të, pushimet janë mëse të merituara.

alesia bami

Moderatorja ka zbuluar se gjendet në Greqi për të shijuar disa ditë relaksi. Por si gjithnjë, ajo nuk ka na zbuluar se kush e shoqëron në këto ditë të nxehta vere. Në “Instagram”-in e saj, Alesia ka publikuar foto me bikini ku shfaqet super seksi.

alesia bami1

Por edhe këtë vit, shoqëruesi do të mbetet një enigmë. Kjo për faktin se kur vjen puna për jetën private, Alesia është gjithnjë hermetike dhe refuzon që të jap detaje.

alesia bami12

Kejvina Kthella

Kejvina e nis plazhin shumë herët, ndoshta që në dimër. Modelja e njohur përgjatë gjithë vitit publikon foto, nga udhëtimet e saj në vende të nxehta. Por teksa të gjithë tashmë duan që të ikin jashtë për të pushuar, Kejvina është kthyer.

kejvina kthella3

Në rrjetet e saj sociale, modelja ka publikuar disa foto ku shfaqet mbi motor uji. Biondja seksi është duke kaluar disa ditë pushimesh me familjen në Shëngjin, duke përfituar nga koha për të qëndruar më pranë edhe me të afërmit e saj.

kejvina kthella2

Jemi të sigurt që në “Instagram”-in e saj përgjatë gjithë verës do të shikojmë imazhe seksi, ashtu si vetëm Kejvina di të bëjë.

kejvina kthella

Elia Zaharia

Për Elian këto janë pushimet e para ‘single’. Pas divorcit të vështirë që ajo pati me Princ Lekën, tashmë është momenti që Elia të ketë pak relaks. Aktorja ka zgjedhur që të publikojë pak foto në rrjetet sociale, pa na zbuluar destinacionin. Këtë herë, pushimet e saj nuk janë mbretërore, por disa ditë pranë natyrës, ku nuk ka munguar edhe Princeshë Geraldina.

elia zaharfia

Në rrjetet sociale, aktorja ka publikuar disa foto pa zgjedhur që të publikojë destinacionin e këtyre ditëve. Si një ndër personazhet që nuk para zgjedhë të publikojë foto me bikini, as këtë herë nuk e ka thyer këtë rregull.

Në pozat e pushimeve, Elia ka zgjedhur fotot ku është e veshur me një fustan veror. Pas të gjithë telasheve që kaloi këtë vit, jemi të sigurt që gushti do ta gjejë Elian në pushime, duke mbledhur forcat për sezonin e ardhshëm, që do ta gjejë sërish në teatër.

© Panoramaplus.al