Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi prej më shumë se një viti ka nisur një lidhje të re dashurie me partneren e tij misterioze.

Së fundmi ai ka postuar në Instagram një foto krah femrës që i ka rrëmbyer zemrën, teksa po darkonin së bashku në një nga restorantet e Prishtinës.
Këngëtari ka zbuluar një pjesë të fytyrës së partneres së tij, e cila jeton jashtë trojeve shqiptare dhe nuk është një personazh publik.
“Grua e lumtur, jetë e lumtur”- ka shkruar ai krahas fotos.

Gjatë qëndrimit në “BBVIPK”, këngëtari e ka përmendur gjatë gjithë kohës partneren e tij, duke treguar se sa shumë e dashuron atë dhe se nuk mundet që jetojë pa të.

Kujtojmë që së fundmi në festën e finales së “Big Brother VIP”, Blero është përleshur me sigurimin ku shkak është bërë e dashura e tij, ndërsa ai tha se ishte thjeshtë një ngatërresë e vogël mes tij dhe rojeve të sigurisë.

“Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen në portale,” duke mos treguar më shumë detaje se çfarë ndodhi në të vërtetë mes tij dhe rojes së sigurimit.
© Panoramaplus.al
