Familja e reperit të njohur Diddy Combs tregoi mbështetjen ndaj tij teksa u paraqitën në gjykatë më 12 Maj, ndërsa filloi zyrtarisht gjyqi i tij.

Akuzat kundër tij përfshijnë shantazh, trafikim të qenieve njerëzore dhe transportim për qëllime prostitucioni. Në të njëjtën kohë, ai përballet me dhjetëra padi për përdhunim dhe abuzim seksual. Nëse dënohet, Combs përballet me burgim të përjetshëm.
Gjashtë nga shtatë fëmijët e Diddy-t mbërritën në gjykatë, të ndjekur nga nëna e tij, Janice Combs, dhe Dana Tran, nëna e fëmijës së tij më të vogël. Asnjëri prej tyre nuk pranoi të japë deklaratë, teksa kaluan pranë kamerave dhe gazetarëve që po i prisnin.
Në të njëjtën kohë, brenda sallës së gjyqit, procesi i përzgjedhjes së jurisë po përfundon dhe vijojnë deklaratat hapëse. Prokurorët pritet të paraqesin akuza serioze për shfrytëzim seksual dhe sjellje abuzive, ndërsa ekipi mbrojtës i Diddy-t po përgatitet të përgjigjet me strategjinë e vet.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

