Reperi i njohur kosovar Getinjo ditën e sotme feston 33 vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë kaq të veçantë ai ka marrë shumë urime nga familjarët, miqtë dhe fansat e tij, por urimin më të bukur e mori nga i vëllai, Mozzik.

Përmes një postimi në Instagram, reperi e ka uruar të vëllain me një foto të vjetër ku ata shihen duke u përqafuar kur ishin të vegjël.
‘’Urime ditëlindja. Njeriu më i mirë që njoh në jetë . Prandaj gëzohem kur më thonë ‘i ke ngja vllait’. Të dua. Paçim shëndet e të mira!”– ka shkruar Mozzik brenda fotos.

“Nga ana tjetër me të shënuar ora 00:00, Getinjo e ka uruar veten për ditëlindje, ku ndër rreshta ai ka falënderuar Zotin që i fali jetën.
Me datën 13.06.1991 isha një foshnje e sapo lindur që erdhi në këtë botë duke qarë me zë! Sot mbusha 33 vite jetë dhe po buzëqeshi Falemnderimi dhe lavdërimi shkon veten për madhërinë e lartësuar, krijuesin e gjithçkaje, Zotin apsolut ! Elhamdulilah për secilën frymëmarrje deri më sot”- shkruan reperi.
© Panoramaplus.al

