27 Maj, 2024

FOTO/ Fitoi “Big Brotherin”, Egla Ceno ndan me ndjekësit momentin si e përjetuan vëllezërit e saj fitoren e çmimit të madh


Aktorja Egla Ceno u shpall fituesja e sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, dhe për herë të parë çmimin e madh e merr një femër.

Së fundmi Egla ka ndarë me fansat një video të momentit që dy vëllezërit e saj shikuan që motra e tyre u shpall fituesja e çmimit të madh.

Të çmendur nga gëzimi, vëllezërit e Eglës filluan duke kënduar dhe kërcyer në shtëpinë e tyre, ndërsa nuk mungoi as hedhja e parave në ajër.

Kush ka vëllezër botën ka”– ka shkruar aktorja krahas videos.

© Panoramaplus.al