28 Prill, 2022

FOTO/ Fernando Alonso braktis modelet, e dashura e re është një prezantuese… e Formula 1


Me sa duket Fernando Alonso është mërzitur nga jeta përkrah modeleve që e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij. Lidhjet me Dasha Kapustina apo Linda Morselli u mbyllën pa fund të lumtur dhe duket se tashmë ai ka gjetur dashurinë në… Formula 1.

Partnerja e re e spanjollit është prezantuesja austriake Andrea Shlager. Kjo e fundit komenton garat e Formula 1 për Servus TV dhe raportohet se tashmë me Alonson formojnë çiftin e ri të cirkuitit.

 

Së fundi ajo ka postuar edhe në rrjete sociale një foto mjaft të veçantë, me macen e saj që mban një mini-kaskë të Alonsos. Më pas, pamjet e tyre duke shëtitur bashkë në fundjavat e garave, i kanë vënë vulën lidhjes.

/PANORAMASPORT

© Panoramaplus.al