31 Maj, 2019

FOTO/ Event bamirësie në Madrid, Georgina Rodriguez si… Kim Kardashian


Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ishte e pranishme në Madrid në një mbrëmje bamirësie të organizuar nga “Elle”.

Modelja argjentinase tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve në këtë event, teksa u shfaq në një version tepër seksi.

Georgina dalloi me stilin e sajt, i cili ngjasonte me atë të Kim Kardashian. Fotot e bashkëshortes së “yllit” portugez kanë pushtuar mediat rozë, teksa 25-vjeçarja duket gjithmonë në formë.

© Panoramaplus.al