11 Qershor, 2025

FOTO/ Elizabeth Hurley “thyen rrjetin” në ditëlindjen e 60-të: Modelja pozon krejtësisht n*do dhe shpall publikisht dashurinë me Billy Ray Cyrus


Aktorja dhe modelja ikonike Elizabeth Hurley festoi ditëlindjen e saj të 60-të në një mënyrë spektakolare duke pozuar krejtësisht nudo në natyrë, pasi shpalli publikisht romancën e saj të re me këngëtarin Billy Ray Cyrus.

Në një foto të publikuar në Instagram, Hurley shihet teksa rrezaton vetëbesim dhe sensualitet, duke pozuar në një fushë me diell, e zhveshur, por gjithmonë elegante. “Gëzuar ditëlindjen për mua!”, shkruan ajo në përshkrimin që po bën xhiron e rrjetit.

Jam e dashuruar…”, shton Elizabeth, ndërsa përmend edhe momentet kyçe të këtij viti për të: 30 vite bashkëpunim me Estée Lauder, 20-vjetori i markës së saj të plazhit dhe një dashuri e re që duket se po lulëzon.

Billy Ray Cyrus, këngëtari country dhe ish-bashkëshorti i Tish Cyrus, nuk qëndroi pas. Ai ndau një foto intime të çiftit duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime”.

Në një vit ku Elizabeth sfidoi kohën me energjinë dhe sharmin e saj, duket se edhe dashuria ka trokitur sërish në derë. Dhe fansat nuk kanë mundur të mos reagojnë  me komplimente, habi dhe shumë zili për çiftin më të ri të showbiz-it.

© Panoramaplus.al