Përveç rrjeteve sociale si Instagram, Facebook apo Tik-Tok, tashmë edhe Twitter është një aplikacion që po përdoret shumë nga personazhet e njohur shqiptarë.

Ndër ta është edhe moderatorja Einxhel Shkira, e cila publikon shpesh statuse për fansat apo për të dashurin e saj Dj Dagz.
Por së fundmi ish-banorja e BBV, ka publikuar një video, në mbishkrimin e së cilës i bën një kërkesë pronarit të ri të Twitter, Elon Musk, i cili është gjithashtu edhe CEO i kompanive “Tesla” dhe “Space X.”
“Çoje dashurinë tonë në hapsirë si ne”- shkruan ajo bashkëngjitur videos me të dashurin e saj Dj Dagz, duke etiketuar edhe Elon Musk, CEO-n e kompanisë së eksplorimit të hapësirës “Space X”.

Einxhel tregoi një ditë më parë se po mendon të ketë një fëmijë. Sipas saj ajo tashmë ka kohën e duhur dhe nuk dëshiron që të gjithë energjinë e saj ta fokusojë vetëm tek karriera.
Ajo shtoi se dhe Dagz dëshiron diçka të tillë dhe se do të jenë prindër shumë të hapur për fëmijën e tyre.
“Dua gjithë energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm tek karriera. Është momenti i duhur mendoj. Edhe Dagz është në këtë etapë të jetës. Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tonë”- tha Einxhel në “Goca dhe Gra.”
Dy muaj pas daljes nga formati ata bënë edhe pushimet e para bashkë. Ditët e fundit dyshja ka fluturuar jashtë Shqipërisë dhe destinacioni i tyre i parë ka qenë Turqia. Ata kanë postuar foto e video në rrjetet sociale në krahët e njëri-tjetrit, duke u shfaqur shumë të dashuruar.
Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë. Ndonëse nuk kanë vendosur ende se ku do jetojnë përfundimisht, dyshja e kalojnë kohën bashkë mes Prishtinës dhe Tiranës. Moderatorja ka takuar edhe familjarët e Dagz. Në intervista të ndryshme ata kanë pranuar dhe më parë se planet për fëmijë nuk janë shumë të largëta dhe se e njohin veten si prindër së shpejti.


