18 Dhjetor, 2023

FOTO/ Efi Dhedhes ndahet nga partneri misterioz? Veprimi i fundit i ish-banores së “BBV” zbulon çdo gjë


Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes disa muaj më parë zbuloi se është në një lidhje, teksa identitetin e djalit që i ka vjedhur zemrën e mbajtur të fshehtë.

Shpesh herë fansat kanë aluduar se bukuroshja është ndarë nga i dashuri, megjithëse një lajm i tillë është hedhur poshtë nga kjo e fundit.

Së fundmi Efi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku një ndër ta e ka pyetur atë për të dashurin e saj.

“Nëse ende në një lidhje bëj një zemër”– ka shkruar fansi.

Ish konkurrentja nuk i bëri zemrën por ngritu dy gishtat lart duke nxitur dyshimet për një ndarje nga partneri i saj.

Mirëpo, jo pak herë Efi ka ngacmuar ndjekësit për të nxitur dyshime tek ta, megjithëse akoma nuk dihet nëse ish-banorja është ndarë apo jo.

efi dhedhes3

© Panoramaplus.al