25 Shkurt, 2022

FOTO/ E veshur si mini “Pooh”, Katy Perry tërheq vëmendjen në “Premierën e Filmit”


Këngëtarja e njohur, Katy Perry bëri një paraqitje mjaft elegante teksa mbërriti në “Teatrin El Capital” në Los Angelos, për premierën e filmit ‘Jimmy Kimmel Live’.

Ajo kishte zgjedhur si veshje të saj një palë pantallona lëkure në ngjyrë të zezë dhe një xhaketë.

Pjesa e sipërme e saj ishte një dekolte që I tregonte mjaft mirë format trupore dhe Katy dukej mahnitëse.

Sa i përket flokëve ajo i kishte kapur ato topuz të çrregullt dhe kishte vendosur një make-up të tjeshtë.

Por Katy,  i la të gjithë pa fjalë pas në fund të regjistrimit u shfaq me një kostum pellushi që i ngjasonte arushit ‘POOH’, të filmi vizatimor.

Pjesë e kësaj premiere ishin dhe figura të tjera të botës së artit të cilët u panë të fotografuar në shoqërinë e këngëtares.

 

 

 

 

© Panoramaplus.al