6 Dhjetor, 2023

FOTO/ E vërteta qenka ndryshe! Olta e uroi për pritjen e ëmbël, veprimi i Kiarës tregon çdo gjë për marrëdhënien e vajzave


Ndonëse në rrjet u aludua që Olta Gixhari nuk i ka uruar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon për pritjen e ëmbël, e vërteta qenka ndryshe.

Aktorja i ka uruar çiftin për të voglën e tyre dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në InstaStory.

Teksa zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, një ndër ta e pyeti: “E urove Kiarën për shtatzëninë, meqë nuk besoje tek dashuria e tyre?”

“E kam uruar në privat”- tha Olta ndërsa tregoi mesazhin që i kishte dërguar Kiarës në privat.

“Urime Kiara në rrugëtimin më të bukur në botë. Zoti ju bekoi, ashtu qofshi gjithmonë”- i kishte shkruar aktorja, megjithse ajo se çfarë ra në sytë e publikut ishte fakti që moderatorja nuk e kishte hapur fare mesazhin e urimit të Oltës.

Kjo ky veprim i Kiarës tregon që ajo nuk i ka lënë mënjanë hatërmbetjet e tyre gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip”, ku Olta nuk besonte në dashurinë e çiftit.

Ndryshe nga moderatorja, ish-banorja mesa duket ka vendosur që ti lejë pas inatet e vjetra, duke u përpjekur që të rregullojë marrëdhënien me çiftin.

 

© Panoramaplus.al