Ish-banorja e “BBV” Efi Dhedhes është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku mes shumë komplimeteve një ndër ta e ka ofenduar rëndë bukuroshen duke e pyetur se sa i ka shkuar pazarfi pas daljes nga “BBV”, e cila u bë e njohur.
“Sa të ka shkuar pazari që nga dalja nga Bigu”, shkruan ndjekësi i saj.
“Sa pyetje interesante por meqë ra fjala ju meshkuj të tillë jeni një neveri”, iu përgjigj Efi duke menduar se komentuesi është një mashkull.

Për të mos mjaftuar kjo edhe, të njëjtën pyetje i bëri edhe një ndjekës tjetër, por kësaj herë komentuesi ishte femër.
Nga ana tjetër këtë herë Efi vendosi që jo vetëm t’i përgjigjej por gjithashtu edhe të zbulonte emrin e saj në Instastory, duke i thënë se është një femër ndërsa krahas saj vendosi një emoj duke vjellë.
“Të është rritur pazari pas Bigut mos bëj kot dhe ti tani”– ka shkruar komentuesja.


