Këngëtarja e njohur Zajmina Vasjari nuk është marrë më me projekte muzikore kohët e fundit.

Edhe pse ka qënë një personazh vip mjaft i dashur për publikun duke bërë bujë me këngët e saj ajo përsëri ka zgjedhur të mos jetë më aktive duke kënduar.

Por shpesh në rrjetin e saj social Instagram ajo mundohet që të ndajë momente nga jeta me fansat.

Së fundmi ajo ka postuar një video për InstaStory ku duket se pengohet gati në rrëzim teksa ecën përgjatë një korridori.
Këngëtarja ja vë “fajin” syrit të keq për këtë situatë në formë shakaje.
Në video Zajmina duket e veshur me një fustan bezhë i cili tregon bukur cdo detaj të trupit të saj.

