Reperi i njohur shqiptar, Noizy është shumë aktiv në rrjetet sociale ku ndan me fansat momente nga përditshmëria e tij.

Së fundmi ai ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një video të shkëputur nga filmi ku ai është protagonist, ndërsa një person e goditi atë me karrige në fytyrë.

Kjo video është komentuar nga fansat e reperit por edhe nga artistët e njohur shqiptar, që një ndër ta është edhe Ylli Limani.

Teksa e ka postuar videon në llogarinë e tij të Instagram, këngëtari e ka “tallur” keq Noizyn duke shkruar: “Hahahahaha o sa mirë”.

Megjithatë kujtojmë që dyshja kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, ndërsa përveç miqësisë ata bëjnë së bashku edhe bashkëpunim mjaft të suksesshëm në karrierën muzikore.
© Panoramaplus.al
