12 Dhjetor, 2023

FOTO/ E akuzoi se ka përdorur filler për të mbushur faqet, Selena Gomez pranon hapur se ka bërë ndërhyrjet estetike


Aktorja dhe këngëtarja e njohur së fundmi në një foto të postuar në Instagram është akuzuar nga një fanse e cila e kritikoi Selenën pasi pretendonte se ajo kishte përdorur filler për faqet në mënyrë që të arrinte pamjen e dëshiruar.

Selena Gomez

Menjëherë pas këtij komenti, aktorja e ka pranuar për herë të parë publikisht se ka bërë botoks.

“Hahahaha kam bërë botoks vajzë”– iu ka përgjigjur Selena komentueses duke ua vënë kapakun njëherë e mirë aludimeve për ndërhyrjet estetike që ajo ka bërë.

Së fundmi Selena Gomez, ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë me producentin Benny Blanco.

selena blanco

Thashethemet për dashurinë e re të Gomez po qarkullojnë prej kohësh, megjithatë aludimet u shuan pasi ajo ndau një foto në rrjetet e saj sociale krah Blanco-s.

Fotoja tregonte  këngëtaren 31-vjeçare duke mbështetur kokën në shpatullën e një burri, fytyra e të cilit nuk duket e plotë.

selena

Postimi i këngëtares u bë viral në rrjetet sociale, pasi fansat nisën të shpërndanin postimin e këngëtares dhe të komentonin lidhjen e saj. Por, nuk mbaroi këtu, pasi vetë këngëtarja disa orë më vonë reagoi ndaj një postimi në mediat sociale ku thuhej, “Selena Gomez me sa duket konfirmon se është në një lidhje”,  dhe ajo reagoi duke komentuar se “Ai është në zemrën time”, “Ai më ka trajtuar më mirë se çdo qenie njerëzore në këtë planet”.

Një tjetër detaj që duket se konfirmoj marrëdhënien e dyshes ishte edhe një tjetër postim që këngëtarja ka bërë në “Instastory’, ku ka ndarë një foto të unazës që mbante në gisht, me inicialin B, që me siguri i referohet Blanco-s.

selena gomez

Spekulimet për lidhjen e tyre filluan pasi fansat vunë re ndërveprimin e shpeshtë të Selenës dhe Blanco në mediat sociale, madje edhe nëna e Selenës, Mandy Teefey, tani ndjek Blanco në Instagram.

selena gomezgomez selenaselena gomezzz

blancooblanco selenablamcoselena blancoo

© Panoramaplus.al