5 Mars, 2025

FOTO/ Donald Trump shoqërohet nga Melani Trump në Kongres! Zonja e Parë bën përshtypje me veshjen e shtrenjtë


Zonjës së Parë të SHBA, Melania Trump, iu bë një pritje emocionuese nga të pranishmit në fjalimin e  parë të bashkëshortit të saj dhe presidentit amerikan Donald Trump në Kongres.

mellania-congrress

Melania mori duartrokitje të vazhdueshme teksa hyri në dhomën e Dhomës së Përfaqësuesve përpara fjalimit të Trump.

Gjatë fjalës së tij presidenti Trump, nuk e humbi rastin të vlerësonte gruan e tij për mbështetjen e saj ndaj projektligjit të quajtur “Take It Down” që e bën krim publikimin e materialeve pornografike të falsifikuara dhe jo konsensuale, duke kërkuar që platformat të heqin një përmbajtje të tillë.

melania

“Puna e Melanias ka dhënë rezultate të pabesueshme,” tha ai.

trump familja

Në këtë dalje të rrallë të saj që kur Trump mori detyrën dhe u kthye në Shtëpinë e Bardhë Melania Trump kishte veshur një kostum gri Dior.

Melania Trump

© Panoramaplus.al