20 Qershor, 2024

FOTO/ “Do vdisja të…”- U bë nënë për herë të dytë, Olta Gixhari ndan fansat momentin e ëmbël me djalin e saj


Aktorja Olta Gixhari është bërë nënë për herë të dytë disa ditë më parë. Ish-banorja e BBV mirëpriti në jetë një djalë emrin e të cilin ende nuk e ka bërë publik.

Ditën e sotme Olta ka ndarë me ndjekësit një video të ëmbël duke kënduar ndërsa mbante në krahë të voglin e saj.

Ndonëse djali i kishte kapur flokët me duar, aktorja e lumtur tregoi se nuk e kishte menduar ndonjëherë që të zgjohet nga gjumi e kapur për flokësh.

Kush e kishte thënë që do të vdisja të zgjohesha nga gjumi për flokësh?”– tha ajo gjatë videos.

Ish-banorja e “BBV” dhe bashkëshorti i saj, Dori kanë edhe një djalë së bashku, Amar.

© Panoramaplus.al