Mesa duket ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë për bashkëshorten e këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, Selvija.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ajo ka bërë një status në Instagram duke treguar se po largohet për të jetuar në një tjetër vend në mënyrë që të fillojë çdo gjë nga e para.
“1 fillim i ri po na pret në një vend tjetër. Dua gjithçka të fillojë nga e para sa i përket kujdesit ndaj vetes dhe mirëqenies time. Ky vit do jetë viti që unë do njihem përsëri me Selvën, ajo që qesh vetëm qesh, vetëm fal dashuri, qetësi dhe ka një jetë dinamike, ushqim ekstrem të shëndetshëm, disiplinë, fitness dhe namaz, sidomos namaz dhe afrimi tek Allahu xh.sh. Unë kam vendosur të braktis çdo gjë që është toksike për mua, prandaj uroj shumë që ky fillim të jetë i mbarë për mua, Shpatin dhe Roelin. Dua të më keni në lutjet e juaja.”- ka shkruar Selvija krahas fotos së valixhes të mbushur me rroba.

Megjithëse nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur në famijen Kasapi që bashkëshortja e Shpatit të ketë marrë një vendim të tillë.
Kujtojmë që dy javë më parë Selvija i kërkoi falje djalit të tyre që nuk ka qenë e lumtur dhe që ka harruar se si të buzëqeshë si pasojë e sfidave që ka kaluar këtë vit.

Shpirti im, më fal që ky vit nuk ka qenë i mirë për mua. Mami ka qëndruar më shumë e mërzitur e me dhimbje dhe shumë herë kam harruar se si të buzëqesh.Por ti shpirti im më jep arsye çdo ditë që unë të luftoj e të të qëndroj afër. Dua vetëm të ta shoh fytyrën, të ta ndjejë aromën, biles ka 1 vit që unë flej shumë pak pasi giysmën tjetër të natës e kaloj duke ta parë çdo milimetër të fytyrës tënde dhe duke shtuar lutjet tek Allahu I Madhëruar. Vetëm Zoti i Madh e ka në dorë shërimin e çdo dhimbje, largimin e çdo mërzitje dhe depresioni e ankthi që ta zen frymën dhe tek Ai mbështetemi.”– ka shkruar ajo.


