Prej disa javësh, princ Leka dhe bashkëshortja e tij, princeshë Elia Zaharias janë shndërruar në një ndër çiftet më të komentuar në median rozë, për shkak të aludimeve se dyshja po i japin fund martesës së tyre.

Së fundmi Princi ka postuar në rrjetet sociale kartolinën e Krishtëlindjeve, e cila është shumë ndryshe nga vitet e tjera, pasi kësaj here Leka shfaqet vetem me vajzën.

“Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes! Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë!”- ka shkruar ai.

Mesa duket me këtë veprim Princ Leka iu ka dhënë fund njëherë e mirë zërave duke konfirmuar ndarjen nga Elia, megjithëse një reagim i tillë akoma nuk është konfirmuar nga ana e çiftit.
Vetëm disa ditë më parë më rrjet qarkulluan lajme se çifti i familjes mbretërore kanë nisur procedurat e divorcit.
Lajmet për ndarjen e tyre filluan të qarkullojnë, pasi Elia publikoi disa foto nga ditëlindja e princesësh Geraldinë dhe askund nuk u pa princ Lekën, çka ngjalli dyshime se mund të jenë duke kaluar një krizë në çift, ose janë ndarë në heshtje.
Princ Leka e ka uruar në “Instagram” vajzën, me një foto dhe një dedikim ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen vajza ime! U realizofshin të gjitha dëshirat e tua, mezi pres të shoh se çfarë aventurash emocionuese do të na sjellë viti i ardhshëm”.

Prej kohësh, Elia dhe Leka nuk shfaqen bashkë as në evente dhe ngjarje të ndryshme ku ka qenë i ftuar princi. Më parë, Elia e shoqëronte në çdo event të rëndësishëm bashkëshortin. Por, përpos ngjarjeve, ata nuk kanë publikuar prej kohësh një foto së bashku.

E duket se lajmet për një ndarje i përforcojnë më shumë edhe këto foto të sjellë nga paparaci ynë. Fotot e shkrepura në Tiranë sjellin Elia Zaharian nën shoqërinë e mamasë së saj, aktores së njohur, Yllka Mujo.

Të dyja dukeshin tërësisht të qeta, teksa kanë bërë disa blerje në zonën e “Bllokut”. ajo që na ra në sy është fakti se Elia nuk mban në dorë unazën e martesës, fakt ky që shton zërat për një ndarje.
E në fakt prej kohësh, Elia ka vijuar me angazhimet e saj si aktore, por edhe si nënë. Prej kohësh, ajo nuk është shfaqur në zonën ku banonte me princ Lekën.

Duket se kriza mes tyre është mëse reale, për sa kohë vetë Leka ka zgjedhur ta heqë bashkëshorten e tij nga “Instagram”-i, një shenjë kjo që na zbulon shpesh për dinamikat e një çifti, e këtë herë të një çifti mbretëror. Prej 15 vitesh që ky çift është bashkë, kjo është hera e parë që diskutohet për një ndarje.

Kjo për faktin se të dy kanë preferuar që në këtë histori të tregojnë vetëm detajet e ëmbla, duke transmetuar një histori me baza të forta, por që duket se tashmë është lëkundur.

Në intervistat e pakta të dhëna, të dy kanë folur me nota romanticiteti, teksa i riktheheshin njohjes së tyre. Megjithatë, dyshja kanë zgjedhur që mos të reagojë rreth këtyre lajmeve se martesa e tyre nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, duke qëndruar në heshtje teksa akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre.
© Panoramaplus.al

