28 Shkurt, 2024

FOTO/ Disa muaj pasi i dha fund lidhjes me Ledri Vulën, Sara Hoxha shtatzënë për herë të dytë?


Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula dhe Sara Hoxha disa muaj më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare nga e cila kanë edhe një vajzë, PoemBlu.

Megjithëse ndarja e tyre bëri bujë në median rozë, çifti kanë vendosur që mos të flasin për këtë çështje, duke heshtur në lidhje me shkakun që çoi në përfundimin e romancës së tyre.

Mirëpo së fundmi Sara ka postuar një foto në InstaStory, ku duket barku i rrumbullakët.

E teksa dihet se sapo një VIP publikon foto dhe barkun e ka të fryrë, menjëherë në rrjet qarkullojnë lajme se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël, mirëpo këtyre zërave iu ka paraprirë vetë blogerja.

Nuk jam shtatzën. Por çfarë është kjo!!!”- ka shkruar ajo krahas fotos duke treguar se nuk është shtatzënë por barku iu ka fryrë pasi ka ngrënë shumë ushqim.

© Panoramaplus.al