29 Nëntor, 2018

FOTO/ Di Kaprio në stadium, legjenda e Liverpulit gjen mënyrën epike për të tallur Nejmarin


Është luajtur ditën e djeshme ndeshja midis PSG dhe Liverpulit e cila përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të francezëve. Por ajo që ra në sy ishin përsëri simulimet e brazilianit Nejmar.

Sulmuesi duket se e ka të vështirë që të heqë dorë nga “aktrimet” e tij dhe legjenda e Liverpulit, Xhon Arne Rise ka gjetur një mënyrë shumë të bukur për të tallur Nejmarin.

Ai ka përfituar nga prania e Leonardo Di Kaprios në stadium dhe në një postim në “Twitter” ka bërë një photoshop ku dukej sikur Di Kaprio kishte thënë: “Isha në stadium për të ndjekur ndeshjen midis PSG dhe Liverpulit, por u mërzita kur vura re se nuk isha aktori më i mirë i pranishëm”.

© Panoramaplus.al