Mbrëmjen e djeshme në natën e Krishtëlindjeve, Eduart Gishaj ka marrë dhuratën me të bukur nga djali i Arbana Osmanit, Joni.

Bukuroshi i ka shkruar me dorë një kartolinë bashkëshortit të nënës së tij, ndërsa ajo që ra në sytë e publikut ishin fjalët e shkruara në të.
Teksa e ka uruar që të bëhet regjisori më i mirë në botë, ajo që ra në sytë e publikut është që që Joni e ka quajtur Eduartin babi, duke treguar marrëdhënien shumë të mirë që dyshja kanë me njëri-tjetrin.
“Për babin (aka Eduart). Uroj të bëhesh regjisori më i mirë në botë. Nga Joni”, shkruhet në kartolinë.

Kujtojmë që Joni është fëmija i parë i Arbanës nga lidhja e mëparshme, ndërsa me Eduartin moderatorja ka sjellë në jetë dy fëmijë të tjerë, djalin Dielli dhe vajën Zoi.

Vetëm disa muaj më parë çifti kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre disa vjeçare në një dasmë private në Toscana, Itali ku kishin ftuar familjarët dhe miqtë e tyre të afërt.


![]()








