24 Shkurt, 2026

FOTO/ David Beckham për pushime vetëm me vajzën e tij, dedikimi i veçantë i ish-futbollistit për të bijën


Ish-futbollisti David Beckham ka ndarë disa momente të veçanta me të bijën 14-vjeçare, Harper Beckham, teksa të dy kanë shkuar për ski.

David Beckham harper (2)

Krahas publikimit të një fotoalbumi me Harper, ai ka theksuar rëndësinë që ka për të krijimi i kujtimeve me fëmijët, në një periudhë ku marrëdhënia me djalin e tij të madh, Brooklyn Beckham, është e tensionuar.

David Beckham harper (1)

Beckham u shfaq në Courchevel, ku ai dhe Harper shijuan aktivitete në dëborë dhe drekë jashtë.

“Krijimi i kujtimeve me fëmijët, qoftë të gjithë së bashku apo veçmas, ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për mua. Këtë javë, unë dhe Harper krijuam disa kujtime të tjera. Të dua, zonjushë e bukur”, ka shkruar ai një postim në Instagram.

David Beckham harper (7)

Kujtojmë se para disa ditësh, djali i tij, Brooklyn publikoi një deklaratë në rrjetet sociale, ku kritikoi prindërit e tij dhe akuzoi të ëmën se “përvetësoi” martesën e tij me Nicola Peltz, duke shtuar se e bëri të ndihej i sikletshëm me një vallëzim “të papërshtatshëm” gjatë dasmës së tyre.

Gjithashtu, ai dërgoi një njoftim ligjor tek Victoria dhe David Beckham, duke kërkuar që çdo komunikim të bëhej vetëm përmes avokatëve.

David Beckham harper (6)
David Beckham harper (5)
David Beckham harper (4)
David Beckham harper (3)
David Beckham harper (2)

© Panoramaplus.al