David Beckham ka bërë një gjest mjaft romantik duke bërë një tatuazh dedikuar bashkëshortes së tij, Victoria.

Ish-futbollisti ka tashmë më shumë se 60 tatuazhe, ndërsa koleksionit të tij i ka shtuar edhe një të ri.

“Posh” është tatuazhi që ai ka bërë në gishtin e mesit, i cili është pseudonimin i bashkëshortes në Spice Girls.

Sipas Daily Mail David e bëri të njëjtin tatuazh me djalin e tij 18-vjeçar, Cruz por me një ndryshim pasi ky i fundit ndryshe nga i ati e bëri atë në krah.

Lajmin e ka konfirmuar vetë David tha për The Sun, teksa tha: “Sapo kam bërë tatuazh një Posh. Çdo tatuazh që kam bërë është një dedikim për familjen.”
Megjithatë ky nuk është tatuazhi i parë që ish-futbollisti i ka kushtuar Victorias gruas së tij me të cilën katër fëmijë, Brooklyn, Romeo dhe Harper.

Në vitin 2015, David gjithashtu bëri tatuazh në gishtin e tij të vogël numrin ’99’, i cili ishte viti në të cilin u martua me Victorian dhe lindi djalin e tij të madh Brooklyn.


