Diola Dosti dhe Erolld Belegu, prej disa ditësh po shijojnë pushimet në ishujt Maldive. Çifti i famshëm i estradës ka ndarë vazhdimisht imazhe me fansat në rrjete sociale.

Ata duken më të dashuruar se kurrë në krahët e njëri-tjetrit, madje edhe këto kohë ishin shumë të komentuar në media e shtypin rozë.

Gjatë ditës së djeshme nutricionistja publikoi disa foto të tjera përkrah biznesmenit nga Kosova, ndërsa i ka shprehur atij dashurinë.

“Në këtë parajsë tropikale, dashuria jonë shkëlqen më shumë se dielli dhe oqeani”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.


