8 Janar, 2024

FOTO/ Dafina Zeqiri i jep fund lidhjes me biznesmenin kosovar? Këngëtarja zbulon çdo gjë me postimin e fundit, ja çfarë ndodhi mes çiftit


Disa ditë më parë në median rozë qarkulluan lajme se Dafina Zeqiri i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj, biznesmenin kosovar Kreshnik Gjergji.

Zërat për ndarje u shtuan akoma më shumë disa ditë më parë, pasi këngëtarja hoqi nga faqja e saj Instagram të gjithë ndjekësit duke përfshirë këtu edhe të dashurin.

Megjithatë përmes një postimi në Instagram së fundmi, këngëtarja iu ka dhënë fund zërave njëherë e mirë se është ndarë nga partneri.

Ajo publikoi disa foto, teksa Dafina duket shumë e lumtur krahas të dashurit të saj.

© Panoramaplus.al