Moderatorja e njohur Kiara Tito mesa duket nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore.

Teksa postoi në InstaStory një foto të saj, duket qartë sytë dhe fytyra e saj paksa e lodhur ndërsa Kiara ka treguar se është me grip.
“Një herë në muaj me grip. Epo mirë…”– ka shkruar moderatorja krahas fotos.

Mesa duket këto ditë s’kanë qenë aspak të lehta për Kiarën sepse gripi e ka munduar shumë ish-banoren e “BBVIP”, e cila është edhe shtatzënë.
Kujtojmë që disa muaj më parë çifti i cili u njohën, u dashuruan dhe u martuan në “BBVIP” zbuluan se së shpejti do të bëhen herë të parë së bashku dhe e vogla e gtyre do të jetë vajzë.

Pas daljes nga spektakli Luizi dhe Kiara kanë vazhduar të jetojnë me njëri-tjetrin, ndërsa nuk i kanë lënë pas dore as fansat e tyre me të cilët shpesh herë kanë ndarë foto nga përditshmëria e tyre.




