Ilir Shaqiri i cili u shpall fituesi i edicionit të parë të BBV, ka bërë videotelefonatën e parë me një personazh të njohur të ekranit që kishte shprehur publikisht mbështetjen për të.
Ermal Mamaqi ka folur me Ilirin përmes një videotelefonate pas përfundimit të spektaklit.
Foton e këtij komunikimi e ka publikuar në rrjetet sociale Arjola Demiri dhe vetë aktori Mamaqi.
“Urime kampion”, shkruan Ermali.


