9 Nëntor, 2023

FOTO/ Çfarë di të bësh në jetë, përveçse të jesh femra e dikujt?”- Egli Tako i kthehet keq komentuesit!


Egli Tako u bë e njohur për publikun shqiptar nga ish-partneri i saj, aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku.

Disa muaj më parë dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare, ndërsa ndarja e tyre ishte ndër më të komentuara në median rozë.

Ndoëse ish-çift akoma nuk ka treguar se çfarë shkaktoi prishjen e marrëdhënies së tyre, fansat e zjarrtë të Olsit shpesh herë e kanë “thumbuar” këngëtaren në rrjetet sociale.

Së fundmi Egli ka postuar në Instagram një foto e cila shkëlqente e gjitha nga kujdesi i veçantë që ajo i kushton paraqitjes së saj, ndërsa një ndër ndjekësit e ka komentuar atë duke e pyetur se nëse di të bëj diçka tjetër përveçse të jetë prona apo femra e dikujt.

Komenti nuk ka kaluar pa u vënë re as nga Egli e cila ka vendosur që ti japë një përgjigje duke thënë: “Shumë gjëra. Por më e rëndësishmja, di të kem një identitet dhe mos fshihem pas adresave fallco se s’kam guim dhe të ndenjura të flas në emrin tim”, shkruan ajo.

© Panoramaplus.al