Vetëm pak javë më parë, stilistja Bianka Censori u bë kreu i titujve të mediave rozë për shfaqjen e saj nudo në Grammy 2025.

Mirëpo duket se Censori nuk ka të ndalur, pasi përsëri në Instagramin e saj, ajo ka postuar një foto e ulur në dysheme teksa shfaqet totalisht e zhveshur.

Ajo kishte veshur vetëm një palë taka të bardha dhe kishte vendosur një paruke bionde.
Bianka nuk e ka shfaqur fytyrën, pasi gjatë pozës ajo ka vendosu gjyrin e saj në gjoks dhe kokën e ka kthyer nga ana tjetër.
Pas ngjarjes së ndodhur në Grammy 2025, u përfol se bashkëshorti i Biankës, reperi Kanye West kishte qenë ai që e kishte detyruar modelen të shfaqej nudo.
Gjithashtu u përfol se pak ditë më vonë çifti kishin marrë vendimin për t’u divorcuar nga njëri tjetri, mirëpo nuk zgjati shumë dhe burimet për Page Six, konfirmuar se dyshja kishte vendosur t’i japë një tjetër shans romancës së tyre.
Planet e Biankës për t’u divorcuar me reperin erdhën pas postimeve së tij tronditëse antisemitike në platformën e mediave sociale X të Elon Musk, e njohur më parë si Twitter.
Aty Kanye deklaroi se: “Unë e dua Hitlerin” dhe “Unë jam një nazist”.
Megjithatë, faqja e tij Yeezy u pezullua me shpejtësi nga kontrrollorët e saj.
© Panoramaplus.al
