Që pas lajmit që i kanë dhënë fund martesës së tyre disavjeçare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë sulmuar herë pas here njëri-tjetrin nëpërmjet këngëve të tyre apo dhe postimeve në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, Besi publikoi këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe është komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ duke nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të tij momentalisht, ku gjatë rreshtave ai shprehet:
“Nga mosmirënjohja unë ta ktheva shpinën, a do të mbash mëkatin, apo do bësh viktimën?”

Vetëm kaq është dashur që fansat e tij të aludojnë se kënga e publikuar nga aktori është një dedikim për ndarjen me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
Ndërkohë, kjo e fundit mesa duket i ka dërguar një mesazh ish-bashkëshortit përmes një postimi në Instagram.

“Gjithmonë mbaj mend, ti je një diamant, askush nuk mund të të thyejë”, shkruan Xhensila.


