31 Maj, 2024

FOTO/ “Bëhet fenomen një person që vetëm ofendon?” Egla Ceno reagon ndaj deklaratës së Donald Veshajt! Aktorja: Unë nuk kam K-ra…


Fituesja e Big Brothet VIP 3, Egla Ceno, përmes një postimi në Instagram duket se ka thumbuar Donald Veshajn, lidhur me një deklaratë të tij pak kohë para finales.

 

Egla, e cila mesa duket ka parë të gjitha deklarata kundra, shkruan në postimin e saj “unë nuk kam K-ra, nuk kam ndjekës, nuk kam fansa, as followers! Numrat e mi në Instagram janë familja ime #teamEgla”, duke thumbuar kështu Donaldin.

 

Kujtojmë se i ftuar në “Big Brother Fun Club”, Donaldi gjatë një debati me Ronaldo Sharkën u shpreh për Eglën se “fenomen me 70K në Instagram nuk ka ‘bro’. Bëhet fenomen një person që vetëm ofendon?”.

© Panoramaplus.al