Balerina e njohur shqiptare Isida Mollatymeri ka përjetuar emocionin më të madh të jetës teksa është bërë nënë për herë të parë!

Artiste e skenës dhe një nga figurat më të njohura të baletit shqiptar, Isida ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Ajlin.

Lajmin e bukur ajo e ndau me ndjekësit përmes një postimi të ëmbël në rrjetet sociale, ku publikoi nga spitali disa tullumbace me emrin e vogëlushes.
Ishte janari i këtij viti kur balerina zbuloi se ishte në pritje të ëmbël.

Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Mollaymeri u shfaq në festën e ‘baby gender’, së bashku me partnerin, ku zbuloi dhe gjininë e foshnjës.

© Panoramaplus.al

