22 Dhjetor, 2023

FOTO/ Arjan Konomi dhe Mira Konçi takohen në SHBA, çfarë i bëri bashkë dyshen?


Opinionisti Arjan Konomi së fundmi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku po kalon disa ditë të mira.

Kjo vërehet qartë përmes postimeve që ai bën në rrjetet sociale, duke i ndarë me fansat e tij.

Së fundmi Konomi ka publikuar në InstaStory disa foto, ndërsa ka treguar se është takuar mekëngëtaren e njohur shqiptare, Mira Konçi dhe vajzën e saj, Era Saraçin.

“Mes miqsh të vjetër dhe të rrallë”, shkruan Arjan Konomi duke treguar që distance nuk e ka prishur marrëdhënien e tyre, por çfarë i bëri bashkë këtë herë Mira Konçin dhe opinionistin?

Çfarë i bëri bashkë përtej oqeanit Mira Konçin

Kujtojmë që këngëtarja prej vitesh jeton dhe punon në SHBA së bashku me vajzën e saj, duke u shkëputur plotësisht nga ekrani shqiptar.

Çfarë i bëri bashkë përtej oqeanit Mira Konçin

Disa vite më parë, Mira dhe Shpëtim Saraçi çifti që ishte ndër më të dashurat në vitet ‘90 i dhanë fund martesës, pas disa vitesh në SHBA. Por teksa divorci shkëputi marrëdhënien mes tyre, fëmijët vijonin të kalonin kohën në SHBA, por pa i humbur lidhjet e forta edhe me të atin.

Shpesh në rrjetet sociale kemi parë Mirën dhe vajzën e saj, Erën. Të dyja janë shumë të afërta, teksa shijojnë kohën së bashku. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për marrëdhënien që ajo ka me babain e saj.

era saraci1

 

© Panoramaplus.al