Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli disa muaj më parë i dha fund martesës me ish-reperin e njohur Fero, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ky i fundit ushtronte mbi të.

Mirëpo mesa duket tashmë modelja i ka lënë pas ditët e “zeza” duke shijuar pushimet e saj jashtë shtetit.

Së fundmi Arbenita ka postuar disa foto në Instagram, duke ekspozuar format e saj perfekte trupore teksa kishte veshur një palë bikini në ngjyrë të rozë.

Në disa nga fotot, Arbenita ka treguar se në këto pushime po shoqërohet nga vajza e saj, Nina dhe shoqja e ngushtë e modeles.





