Sydney Sweeney ka pasur një reagim të ftohtë ndaj ish të fejuarit të saj Jonathan Davino, pasi ata u panë për herë të parë bashkë që nga momenti që anuluan dasmën e tyre, shkruan DailyMail.

Teksa janë fotografuar gjatë një shëtitje me qenin e tyre, ata janë shfaqur shumë serioz me njëri-tjetrin.

Në një moment është parë Divino duke i vënë dorën në shpinë Sweeney-t e cila qartazi u pa se në dorën e saj të majtë nuk kishte unazë.
Dy javë më parë nga burime pranë çiftit u bë e ditur se ata kishin anulluan dasmën e tyre, shkruante Us Weekly.

“Sydney dhe Jonathan kanë probleme të mëdha, por ata nuk janë ndarë”, tha burimi, teksa shtoi: “Gjërat nuk po shkojnë mirë tani, por ata nuk kanë hequr dorë plotësisht nga marrëdhënia e tyre. Ata po përpiqen të zgjidhin çështjet, por dasma është anuluar për momentin”.
Siç theksoi burimi, të gjitha përgatitjet për dasmën janë ngrirë dhe çifti nuk dëshiron të ketë më diskutime për këtë.

Sydney Sweeney dhe Jonathan Davino, të cilët janë bashkë që nga viti 2018, kishin planifikuar të martoheshin në pranverë.
“Sydney donte të anulonte gjithçka dhe nuk mundi ta përballonte stresin”, tha i njëjti person.
Karriera e kërkuar profesionale e aktores duket se ka shkaktuar tension në marrëdhënien e saj.

“Ajo i është përkushtuar plotësisht karrierës së saj, ndërsa Jonathan do të donte që ata të kalonin më shumë kohë së bashku”, shtoi ai.
I njëjti burim zbuloi gjithashtu se promovimi i filmave në të cilët Sweeney luan shpesh krijon tension mes çiftit.

“Sa herë që promovon një film, duhet t’i përkushtohet plotësisht projektit, ndërkohë që në të njëjtën kohë qarkullojnë thashetheme për marrëdhënien e tyre dhe kontaktin e ngushtë me kolegët e saj. Kjo është diçka që e bën të vështirë për Jonathanin”, tha i njëjti person.
Thashethemet për një ndarje morën dhenë në fillim të këtij muaji kur u zbulua se aktorja 27-vjeçare jetonte veçmas nga biznesmeni 41-vjeçar për gati një muaj. Megjithatë, Jonathan Davino u pa më vonë në shtëpinë e Sydney Sweeney në Los Angeles.
© Panoramaplus.al
