Amal Clooney, një avokate britaniko-libaneze, në një dalje të fundit publike dukej si ylli i Hollivudit, Angelina Jolie.

44-vjeçarja, e cila është bashkëshortja e aktorit George Clooney pati një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Angelina Jolie me fustanin e saj ngjyrë krem dhe pallton, ku u pa në një rrugë në New York.
Amal dhe Angelina kanë një lidhje të ngushtë: Jolie dikur ishte martuar me mikun e mirë të Clooney, Brad Pitt . Por dy brunet bukuroshe duket se nuk janë fotografuar ndonjëherë bashkë.

Amal dukej elegante gjatë ditës së saj jashtë në Manhattan me një fustan të shkurtër ngjyrë kremi që i tregonte këmbët e saj fine. Ajo e përfundoi look-un e saj me taka prej lëkure gjarpri.

Ndër të përbashëtat e tjera mes Amal dhe Agelina, është edhe fakti se Amal është një avokate për të drejtat e njeriut, Anglina është një aktiviste e të drejtave të njeriut.

© Panoramaplus.al

