Aktorja e njohur Kristin Chenoweth ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj disa vjeçare me muzikantin Josh Bryant.

Çifti zhvilluan një ceremoni private në shtëpinë e tyre në Dallas, teksa kishin ftuar disa familjarët, miqtë e tyre më të afërt dhe disa nga yjet e showbizit si, David Foster, Katharine McPhee, Kathy Najimy.
Ikona e Broadway-t ndryshe nga të gjitha nuset e tjera ajo kishte veshur një fustan të thjeshtë në ngjyrë të rozë.
“Nuk doja të vishja të bardha,”-tha ajo për fustanin i cili gjithashtu shfaqte detaje lulesh të vogla perle, teksa vazhdoi: “Kurrë nuk e kam menduar se do të martohem, kështu që kam qenë shumë jotradicionale me fustanin.”

Në tetor të vitit 2021 Bryant i propozoi Chenoweth në një mënyrë mjaft të veçantë, në dhomën ikonike Rainbow në Qendrën Rockefeller.

Kujtojmë që Kristin ishte e fejuar më parë me aktorin, Marc Kudisch nga viti 1998 deri në 2001.
© Panoramaplus.al
