Aktorja e njohur Hilary Duff së shpejti do të bëhet nënë për herë të katërt.

Në një mënyrë mjaft të veçantë, lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë 36-vjeçarja përmes një postimi në InstaStory, teksa publikoi foton e kartolinës së Krishtlindjeve së bashku me bashkëshortin Matthew Koma, vajzat e tyre Mae, Banks dhe djali Luca, të cilin e ndan me ish-burrin Mike Comrie.
Në foton e publikuan aktorja kishte veshur një palë bizhame, ndërsa dukej qartë barku i saj i rrumbullakët.

Duff u martua me Koma, në vitin 2019, pas një romance që nisi në vitin 2016. Ajo ka qenë e martuar më parë me Mike Comrie, nga 2010-2016. Hilaryt së fundmi iu anulua shfaqja e saj “Hulu” – “Hoë I Met Your Father”, një ‘sit-com’ i “Hoë I Met Your Mother”.


