Aktorja e njohur Vanessa Hudgens është bërë nënë për herë të parë. E shoqëruar nga partner i saj Cole Tucker, aktorja fotografohet e ulur në një karrige me rrota me beben ne krahë, gjinia e të cilit akoma nuk dihet.
Njohja e saj me Cole Tucker nisi përmes një seance meditimi në Zoom gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.
Ata u fejuan pas dy vjetësh lidhje dhe e kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë mjaft madhështore në dhjetor të 2023-shit.
Lajmin e shtatzënisë VanesSa nuk zgjodhi ta jap përmes rrjeteve sociale por ajo u shfaq në ceremoninë e çmimeve “Oskar” me një fustan të ngushtë ku dukej qartë barku i rrumbullakosur.
Përveç se një aktore shumë e talentuar Vanessa është edhe një këngëtare shumë e mirë.
4 Korrik, 2024

