Pavarësisht viteve që kalojnë, duket se mosha është vetëm një numër për Polina Porizkovën. Modelja e njohur mbushi 60 vjeç dhe bëri një postim lidhur me këtë në rrjetet sociale.

Ajo ka folur shumë herë për marrëdhënien e saj me kohën, duke shpjeguar se nuk është diçka që e tremb, ndërsa ka dëshmuar se e ka “përqafuar” veten edhe tani që nuk është më e re.

Madje, ajo është fotografuar shpesh me rroba banje apo edhe e zhveshur, duke treguar se nuk i ka problem shenjat e plakjes në trup. Kështu këtë herë për të festuar ditëlindjen e saj të 60-të, Polina Porizkova ka pozuar me rroba banje në Instagram.

Ajo ka publikuar disa foto ku pozon me bikini blu dhe një kapele të bardhë, në pasqyrë. Në mbishkrimin që shoqëron postimin e saj, ajo ka falënderuar ata që i kanë dërguar urimet e tyre.

“Unë arrita nivelin 60 sot! Mirënjohëse, e frymëzuar, plot gëzim dhe shumë e zënë duke shijuar gjithçka që kam postuar. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja. Unë i vlerësoj ata, si dhe ju. Do të kthehem javën tjetër për të ndarë të gjithë argëtimin që kam kaluar, por tani për tani po e jetoj”, ka shkruar ajo.



