Dafina Zeqiri prej disa ditës është kthyer në një zë të fuqishëm për mbrojtjen e shëndetit mendor.
Këngëtarja me anë të postimeve në rrjetet sociale këshillon ndjekësit që të flasin hapur për shëndetin mendor.
Të gjitha postimet e saj përmbajnë hashtagun #Duro, që duket se do të jetë një projekt i ri muzikor i Dafina Zeqirit, e cila shkon përtej një kënge.
“Frika shpesh na pengon të jemi të hapur për vështirësitë tona të shëndetit mendor. Ne mund t’i thyejmë këto pengesa dhe të flasim më hapur në momentin që dimë më shumë për problemet e shëndetit mendor dhe sa të zakonshme janë ato. #DURO”– shkroi ajo në një prej statuseve.
Ndërsa në një tjetër shkruan: “Cilat janë shenjat dhe simptomat e depresionit? Forma më e rrezikshme e depresionit fshihet pas një buzëqeshjeje.”
Teksa ankthi dhe depresioni po bëhen gjithnjë e më të pranishme tek njerëzit, është e nevojshme që personazheve të njohur dhe jo vetëm të ndërmarrin nisma të tilla për ti ndërgjegjësuar që të flasin për problemet e tyre të shëndetit mendor dhe shqetësimet që kanë.








