Revista “Forbes” ka klasifikuar Marina Sulën në listën me 30 artistë të rinj më gjenialë të 2018-s. 26-vjeçarja nga Lezha është renditur mes 30 artistëve të fushës së artit dhe kulturës, më të mirëve në botë, nën moshën 30 vjeç.

Marina Sula është diplomuar në Universitetin e Vjenës në degën e Historisë dhe Artit dhe tashmë vazhdon studimet në Akademinë e Arteve.
Në profilin e saj te “Forbes” shkruhet se ajo jeton e punon aktualisht në Vjenë dhe ka marrë pjesë në 8 ekspozita që nga viti 2014, katër prej të cilave kanë qenë personale në Shqipëri, Austri dhe Itali.
Puna e saj bazohet tek instalacionet, fotografitë, skulpturat dhe vizatimet abstrakte. Ekspozita e saj “Soft Power” në Gabriele Seen Gallery në Vjenë në fund të vitit 2016, u vlerësua për përdorimin për strategjisë së reklamimit, performancën në rrjetet sociale si edhe afërsisë në rituale të tilla si spastrimi i trupit për të shpërndarë dallimet ndërmjet brenda dhe jashtë, privatësisë dhe ekspozimit.

